Rama takohet me Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani, në selinë e BE në New York

Kryeministri Edi Rama është takuar me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, në selinë e BE në New York.Kreu i qeverisë ka publikuar në rrjetet sociale një foto krah Osmanit, ku i pranishëm është edhe shefi i diplomacisë europiane, Joseph Borrell dhe presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Silanovska-Davkova.

Sipas Ramës, takimi me Osmanin është zhvilluar përpara drekës së punës së Borrell me liderët e Ballkanit Perëndimor

“Selia e BE, New York – Me Vjosën përpara drekës së punës së shefit të diplomacisë europiane Joseph Borrell, me liderët e Ballkanit Perëndimor”, shkruan Rama.

Borrell, është takuar të mërkurën me liderët e Ballkanit Perëndimor në prag të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Ai shprehet se duhet bashkëpunim edhe më i ngushtë kundër rritjes së ndikimeve që minojnë përpjekjet për reforma në rajon.

“Rritja e ndikimit keqdashës që minon përpjekjet për reforma në rajon tregon se ne duhet të bashkëpunojmë edhe më ngushtë. Së bashku, ne do të krijojmë një BE më të sigurt dhe më të begatë”, tha Borrell.

Comments

Leave a Reply