Rama takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Turizmit


Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Turizmit, UNËTO, Zurab Pololikashvili.

Pololikashvili do të jetë pjesë e Konventës Ndërkombëtare të Turizmit që pritet të nisë në orën 18.00 në Pallatin e Kongreseve.

Konventa Ndërkombëtare e Turizmit zhvillohet për herë të parë në Ballkan, me pjesëmarrës nga 38 vende të botës, që do të jenë pjesë e një platforme diskutimi tre-ditore.