Rama takim me përfaqësues të teknologjisë: Të shqetësuar për sigurinë kibernetike në sektorin privat
Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me përfaqësues të sektorit të teknologjisë dhe inovacionit, ku në fokus ishte siguria kibernetike dhe përpjekjet për të përforcuar mbrojtjen ndaj sulmeve digjitale që rrezikojnë infrastrukturën publike dhe private.
Në fjalën e tij, Rama nënvizoi se ekspozimi ndaj sulmeve kibernetike mbetet një sfidë serioze për vendin. Ai deklaroi se qeveria po punon intensivisht për të forcuar mbrojtjen në institucionet publike, por ngriti shqetësimin se sektori privat nuk po ndjek të njëjtin ritëm.
“Ndërkohë që dita-ditës po përforcojmë mbrojtjen tonë në sektorin publik, jemi të shqetësuar se në sektorin privat nuk po ecet me të njëjtin ritëm. Kjo sjell rreziqe që mund të prekin gjithë sistemin dhe kërkon ndërtimin e mekanizmave të përbashkët mbrojtës,” – tha Rama.
View this post on Instagram