Rama-Starmerit: Britanikët ankohen për para, por janë të pasur; po luftojmë për mot shqiptar, nëse bie shi, fajin e keni ju
Në përfundim të konferencës së përbashkët me kryeministrin britanik Keir Starmer, Edi Rama u shpreh me humor duke iu drejtuar delegacionit britanik: Shijojeni Tiranën, shpresoj që nesër të mos ketë mot Londre. Nëse do të bjerë shi, fajin e keni ju.
“Na duhet të jemi të drejtë dhe nuk duhet të harrojmë se nuk është se nuk ka qenë ndonjë kryeministër britanik që ka ofenduar apo ka treguar me gisht shqiptarët, kanë qenë individë të tjerë që e kanë bërë. Megjithatë ky nuk është justifikim sepse ishin zgjedhur nga populli britanik me votë, në fakt mallkimi i shqiptarëve nuk ishte shumë i mirë sepse iu kthye dhe janë jashtë parlamentit.
Nga ana tjetër më duhet të ju them se ajo që kemi thënë në mënyrë të përsëritur është se kemi hyrë tashmë në një epokë të re, ja pse qeveria është në fazë të re sa i takon ndërtimit të industrisë së prodhimit ushtarak. Ajo që po bëjmë me një aleat të shkëlqyer, me dije të jashtëzakonshme, lërë me për para, se ankohen që nuk kanë para britanikët por do të doja ta dinit se sa të pasur janë. Jemi të nderuar që e kemi këtë partneritet.
Dua të theksoj se për ne është një nder që kemi këtu kryeministrin britanik. Presim me padurim të ndërtojmë më shumë. Faleminderit shumë dhe shijojeni Tiranën, siç ia thash kryeministrit po luftojmë që nesër të keni një mot shqiptar jo Londre, por nëse do të bjerë shi, fajin e keni ju”, tha Rama.