Rama sqaron pozicionimin kundër BE-së për sulmin në Kosovë dhe bën propozimin: KFOR të marrë nën kontroll Veriun!
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me deklaratën e djeshme të BE për ngjarjet në Kosovë, por edhe për qëndrimin e Shqipërisë që nuk u linjëzua me atë të ndërkombëtarëve.
Kreu i qeverisë shqiptare tregoi publikisht propozimin e tij që veriu i Kosovës, të merret nën kontroll veriun e Kosovës. Madje ai tha se këtë gjë e ka kërkuar dhe në samitin e NATO-s, duke shtuar se këtë gjë e kërkon situata.
“Për herë të parë në të paktën 10 vitet e fundit Shqipëria nuk u linjëzua me një deklaratë të politikës së jashtme të BE. Ky fakt ka shkaktuar një për shtjellim të kuptueshëm kur ia kemi përcjell Brukselit si një qëndrim të Shqipërisë, por as nuk jemi përpjekur qysh pardje paradite, përpara moslinjëzimit, që deklarata të reflektonte ngjarjet e ditëve të fundit, vrasjen e policit në Kosovë dhe shpalljen e zisë kombëtare në Beograd. Miqtë në Bruksel na shpjeguan se nuk ishte e munduar diçka e tillë, pasi deklarata ishte konfirmim i qëndrimit publik të datës 20 shtator nga Borell pas takimit të dështuar të 14 shtatorit mes dy liderëve të Kosovës dhe Serbisë.