“Rama si Makbeth i vërtetë”, Sali Berisha: Arrestimi i ish-presidentit Meta akt brutal dhune
- 25 October, 2024
Kreu i PD-së, Sali Berisha e ka konsideruar një akt brutal dhune arrestimin e ish-presidentit, Ilir Meta, i cili u prangos më 21 tetor në afërsi të Kthesës së Kamzës në kryeqytet.
“Java që kaloi shënoi akte kulmore brutale të anrkodiaktaturës në vend. Fytyra e narkoshtetit doli me pusinë që i zunë Ilir Metës, me gjithë shëmtinë e saj para botës. Por, Rama si Makbeth i vërtetë, u përpoq të shfrytëzojë këto akte brutale dhune ndaj opozitës me një mashtrim të përmasave makbethiane ndaj pensionistëve shqiptarë”, tha Berisha.
Regjistrohu në buletinin tonë informativ