Rama shtrohet në QSUT, i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
Kryeministri Edi Rama ka kryer një ndërhyrje për heqjen e apandesitit. Ai mbërriti natën e kaluar në qendrën spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’, ku u kryen disa testeve imazherike.
Operacioni u krye nga ekipi i mjekëve kirurgë dhe anestezistë, nën drejtimin e prof. Arben Gjata, shef i shërbimit të kirurgjisë në QSUT.
”Natën e mbrëmshme, pas kryerjes së disa testeve imazherike në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Kryeministri Rama u diagnostikua me appendisit akut.
Në bazë të rekomandimit të mjekëve të shërbimit të urgjences, Kryeministri iu nënshtrua operacionit për heqjen e appendisdit në orët e para të mëngjesit të sotëm. Operacioni u krye nga ekipi i mjekëve kirurgë dhe anestezistë, nën drejtimin e prof. Arben Gjata, Shef i Shërbimit të Kirurgjisë në QSUT.
Ndërhyrja konsiderohet e suksesshme dhe gjendja shëndetesore paraqitet e mirë”.