Rama: Shqiptarët zgjodhën dritën e Europës dhe jo errësirën e gropës

Pas fitores historike  të zgjedhjeve të 11 majit kryesocialisti Edi Rama mbajti fjalimin e fitores para mbështetësve të tij të Partisë Socialiste dhe qytetarëve në sheshin “Skënderbej”.

Ai falenderoi të gjithë shqiptarët që mes dritës dhe errësirës zgjodhën dritën, Shqipërinë europiane.

“Mes dritës së Europës dhe errësirës së gropës së një kapele fake, Shqipëria zgjodhi dritën. Me zërin tonë e radio të vjetër me ca tiki-take, Shqipëria zgjodhi korin tonë. Faleminderit Shqipëri. Në kujtesën time kjo fjalë fitoreje ka qenë më e vështirë për ta thenë atë se çfarë është për mua kjo fitore”.