Rama: Shqipëria ka mundësi historike për t’u bërë pjesë e BE-së, duhet të shfrytëzojmë këtë dritare të hapur

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria ndodhet në një moment historik, pasi iu është dhënë mundësia për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian. Ai theksoi se shpejtësia e procesit të integrimit të Shqipërisë është më e larta ndonjëherë krahasuar me të gjitha vendet e tjera, dhe kjo nuk është për shkak të përmbushjes së detyrave të vendit, por sepse BE është shumë e interesuar për shpejtësinë e këtij procesi.

Rama tha se është detyrimi i Shqipërisë të mos humbasë këtë mundësi dhe të mos vonohet asnjë ditë, pasi çdo dështim në realizimin e këtij “kapërcimi epokal” mund të mbyllë dritaren për anëtarësimin në BE. Ai shtoi se, përveç detyrave që ka përmbushur Shqipëria, ky është një moment historik kur interesat e vendit përputhen me ato të BE-së, dhe tani duhet shfrytëzuar kjo mundësi e shpejtë dhe të mos humbet asnjë ditë.

Për të rinjtë, Rama theksoi se ky proces mund të krijojë mundësi për punë të mirëpaguar në Tiranë, duke i siguruar atyre mundësi për të punuar në sektorë të teknologjisë, një fushë që mund të ofrojë punë cilësore dhe me paga të larta. Ai gjithashtu shpjegoi se teknologjia do të shfrytëzohet për të përshpejtuar procesin e negociatave me BE-në, duke transferuar në kohë reale legjislacionin e BE-së në atë shqiptar.