Rama: Selia e Kryegjyshatës Bektashiane do të ketë status të ngjashëm me Vatikani, nuk ka arsye për shqetësime nga komunitetet fetare
Kryeministri Edi Rama deklaroi gjatë Konferencës Jubilare të 95-vjetorit të vendosjes së Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve në Shqipëri se selia e Kryegjyshatës Bektashiane do të ketë një status të ngjashëm me atë të Vatikanit. Ai theksoi se krijimi i shtetit bektashi nuk duhet të shqetësojë komunitetet fetare të tjera në Shqipëri, duke siguruar se nuk ka për qëllim të ndajë, por të bashkojë.
Rama i hodhi poshtë shqetësimet për ndonjë efekt negativ ndaj komunitetit katolik dhe ortodoks, duke theksuar se bektashinjtë janë një komunitet që është në rrugën e shuarjes, dhe për këtë arsye, historikisht, ka ardhur momenti që Shqipëria të njihet me një simbolikë ndërkombëtare përmes një statusi të ngjashëm me Vatikanin.
“Nuk ka arsye për shqetësime, përkundrazi, ky është një hap për t’i dhënë Shqipërisë më shumë dritë dhe tërheqje ndërkombëtare”, tha Rama, duke shtuar se mesazhi i bektashinjve është se nuk duan të ndajnë, por të bashkojnë, dhe se Shqipëria nuk është shtet federal, por unitar. Ai përmendi thënien e Profetit Muhamed: “Mos shiko fenë e tjetrit, shiko zemrën e tij”, duke theksuar se kjo është thelbi i filozofisë që udhëheq shtetin shqiptar.