Rama: Saranda sot nuk krahasohet me atë çfarë ishte më parë


Në takimin që zhvilloi me qytetarët, kryeministri Edi Rama tha se Saranda ka ndryshuar aq shumë, sa nuk krahasohet me atë çfarë ka qenë më parë. Rama përmendi disa nga investimet, duke theksuar se i është dhënë fund problemeve me kanalizimin dhe ujërat e zeza. Rama tha se do ta kthejnë Sarandën në një magnet të turizmit në Mesdhe.

“Saranda sot nuk krahasohet me Sarandën dje, jo vetëm ë atë që shohim, por edhe në atë që nuk shihet, pro që ne e dimë, ju e dini, Saranda po mbyll një plagë të tmerrshme të kanalizimeve që mungonin dhe ujërave të ndotura që derdheshin ku të mundej. Po garantojmë që kjo pasuri e madhe të rritet në vlerë. Ashtu sikundër kjo është fushata e parë në kujtesën time që kur janë bërë zgjedhjet vendore që ne nuk flasim më për ujë të pijshëm, se kemi bërë një transformim shumë të madh. Sot duhet të bëjmë edhe investimet e fundit, për të rritur burimin e ujit për Sarandë. Saranda garantohet që të ketë ujë 24 orë dhe të ketë një burim të sigurt. Se ujësjellësi është shtruar kudo, por na duhet një burim plus.