Rama rikthehet me “Sy m’Sy”: Kemi nisur punën për samitin e NATO-s në Tiranë

Kryeministri Edi Rama ka rikthyer rubrikën e mëngjesit ‘Sy m’Sy’ me komunikimet e drejtpërdrejta me qytetarët në rrjetet sociale. Në këtë episod të parë pas zgjedhjeve, kreu i qeverisë komentoi zhvillimet e fundit politike dhe diplomatike të Shqipërisë.

Ndër të tjera Rama konfirmoi se ka nisur puna për organizimin e Samitit të NATO-s në Tiranë, një ngjarje që kërkon përgatitje shumëvjeçare.

“Grupi i inspektimit nga NATO në Bruksel ka ardhur për të analizuar opsionet dhe për të inventarizuar kapacitetet tona logjistike dhe infrastrukturore,” tha Rama.