Rama rikonfirmoi 44 kryebashkiakët aktualë për bashkitë e vendit, emrat e rinj që pritet të votohen (Lista e plotë)

Në zgjedhjet vendore të 14 majit, kryesocialisti Edi Rama ka vendosur që t’u japë besimin edhe për një mandat të ri 44 kryetarëve aktualë të Bashkive. 

Socialistët dakordësuan emrat më të cilët do të garojnë në zgjedhjet vendore, përballë një opozite të përçarë, ku ekip i PS-së nuk ka shumë surpriza.

Në 5 qarqe, atë të Tiranës, Lezhës, Beratit, Durrësit dhe Korçës nuk ka asnjë ndryshim në asnjë Bashki, e ndërsa qarku Vlorë ka pësuar më shumë lëvizje, ku pavarësisht diskutimeve kryesia e socialistëve vendosi për të rikandiduar vetëm Jorgo Goron. Po në këtë qark, spikat kandidatura e Ermal Dredha, një diplomat që do hyjë në garë për të marrë drejtimin e bashkisë së Vlorës, pas kritikave që Rama pati për punën e Dritan Lelit.

Pas zyrtarizmit të emrave rezultoi se dy deputetët aktualë Benet Beci dhe Besjan Ajazi do të lënë mandatin e deputetit për t’u futur në garën e 14 majit, e ndërsa interesant është fakti që Gëzim Topçiu kandidon për herë të 7 për bashkinë e Maliqit, duke u bërë kryebashkiaku më jetëgjatë në radhët e socialistëve.  Ajo që vihet re gjithashtu është se në një listë me 61 kandidatë, vetë 7 janë gra.

Nga ana tjetër, me bërjen publike të kandidatëve për kryetarët e Bashkive janë konfirmuar edhe kandidatët për këshillat bashkiakë në të gjitha bashkitë, por pa dhënë shumë detaje.

 Lista e plotë

  • Qarku Tiranë
  • Tiranë- Erion Veliaj (i rikandiduar)
  • Rrogozhinë- Edison Memolla (i rikandiduar)
  • Kavajë- Redjan Krali (i rikandiduar)
  • Vorë- Blerim Shera (i rikandiduar)
  • Kamëz- Rakip Sulin (i rikandiduar)
  • Qarku Shkodër
  • Malësi e Madhe -Tonin Marinaj (i rikandiduar)
  • Shkodër-Benet Beci
  • Pukë- Gjon Gjonaj (i rikandiduar)
  • Vau i Dejës- Kristjan Shkreli, zv.kryetar i bashkisë
  • Fushë Arrëz- Frank Tuci (i rikandiduar)
  • Qarku Elbasan
  • Elbasan-Gledjan Llatja (i rikandiduar)
  • Cërrik-Andis Sala (i rikandiduar)
  • Belsh-Arif Tafani (i rikandiduar)
  • Gramsh- Besjan Ajazi (nga radhët e deputetëve)
  • Peqin-Bukurosh Maçi (kryetar i PS)
  • Librazhd- Mariglen Disha
  • Prrenjas-Nuri Belba (i rikandiduar)
  • Qarku Lezhë
  • Lezhë-Pjerin Ndreu (i rikandiduar)
  • Kurbin-Majlinda Cara (i rikandiduar)
  • Mirditë-Ndrec Deda (i rikandiduar)
  • Qarku Dibër
  • Dibër- Rahim Spahiu (i rikandiduar)
  • Mat- Agron Malaj (i rikandiduar)
  • Klos- Ilmi Hoxha (i rikandiduar)
  • Bulqizë- Festime Mjeshtri
  • Qarku Berat
  • Skrapar-Adriatik Meta (i rikandiduar)
  • Polican-Ardiatin Zotkaj (i rikandiduar)
  • Berat-Ervin Demo (i rikandiduar)
  • Dimal-Juliana Mema (i rikandiduar)
  • Kuçovë- Kreshnik Hajdari (i rikandiduar)
  • Qarku i Durrësit
  • Durrës- Emirjana Sako (i rikandiduar)
  • Shijak- Elton Arbana (i rikandiduar)
  • Krujë- Artur Bushi (i rikandiduar)
  • Qarku Korçë
  • Korçë- Sotiraq Filo (i rikandiduar)
  • Pogradec- Ilir Xhakolli (i rikandiduar)
  • Devoll- Eduard Duro (i rikandiduar)
  • Maliq- Gëzim Topçiu (i rikandiduar)
  • Pustec- Palë Kolevski (i rikandiduar)
  • Kolonjë- Erion Isai (i rikandiduar)
  • Qarku Gjirokastër
  • Gjirokastër- Flamur Golemi (i rikandiduar)
  • Përmet- Alma Hoxha (i rikandiduar)
  • Këlcyrë- Klement Domi (i rikandiduar)
  • Tepelenë- Tërmet Peci (i rikandiduar)
  • Memaliaj- Gjolekë Guci
  • Libohova- Leonard Hide
  • Dropull- Dhimitë Toli (i rikandiduar)
  • Qarku Kukës
  • Kukës- Safet Gjici (i rikandiduar)
  • Tropojë- Rexh Byberi (i rikandiduar)
  • Has- Halit Mulaj
  • Qarku Vlorë
  • Vlorë–Ermal Dredha
  • Selenicë-Nertil Bellaj
  • Delvinë-Besmir Veliu
  • Finiq- Romeo Cakulli
  • Himarë-Jorgo Goro (i rikandiduar)
  • Konispol-Erges Dule
  • Sarandë- Olti Caci
  • Qarku Fier
  • Fier -Armando Subashi (i rikandiduar)
  • Lushnje- Eriselda Sefa (i rikandiduar)
  • Mallakastër- Qerim Ismaili (i rikandiduar)
  • Roskovec- Majlinda Bufi (i rikandiduar)
  • Patos- Fatjon Duraj
  • Divjakë- Josif Goreja