Rama reagon për protestën e opozitës: Bufi stërplak i kënetës del bashkë me kënetën e tij
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për protestën e thirrur nga kreu i PD, Sali Berisha. Në një postim në “X”, Rama e quan ish-kryeministrin “buf stërplak i kënetës opozitare” dhe e sulmon për protestën, duke e quajtur një pasqyrë të humbësve politikë dhe të një alternative të kalbur.
Rama ka theksuar se kjo protestë është përshëndetur për të pasqyruar dështimin e opozitës dhe ka paralajmëruar se shqiptarët më 11 maj duhet ta çojnë drejt tharjes këtë “kënetë politike humbësish”, duke votuar për Partinë Socialiste. Ai ka shtuar se vetëm duke braktisur opozitën aktuale, demokratët do të krijojnë mundësinë për një opozitë të denjë për Shqipërinë dhe për Bashkimin Europian. Rama ka parashikuar se nëse nuk bëhet ky hap, humbjet e opozitës do të thellohen edhe më tej.