Rama reagon pas thirrjes për protestë të Berishës, “flet” me Skënderbeun: Më 16 maj, Europa mblidhet në sheshin tënd o Mbret
Pas thirrjes për protestë të Berishës kryeministri Edi Rama ka përcjellë një mesazh simbolik në rrjetet sociale, duke nënvizuar rëndësinë historike të Samitit të Komunitetit Politik Europian, një ngjarje e rëndësishme që do të mbledhë në Tiranë dhjetëra liderë nga e gjithë Europa. Takimi i nivelit të lartë do të zhvillohet në sheshin “Skënderbej”, ku është ngritur një strukturë e posaçme për të pritur delegacionet dhe liderët pjesëmarrës. Ai iu drejtua edhe figurës së heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, me fjalët: “Më 16 maj të gjithë ata do të mblidhen nga të katër anët e Europës në sheshin tënd o Mbret dhe ne, stërnipërit e tu, do të jemi krenarë për emrin e Shqipërisë sonë, që do të shqiptohet në të gjitha gjuhët e botës.” zhvillohet në sheshin “Skënderbej”, ku është ngritur një strukturë e posaçme për të pritur delegacionet dhe liderët pjesëmarrës.

Screenshot