Në një postim në X, kryeministri thotë se ky sulm përbën rrezik për të destabilizuar rajonin në mënyrë të pakthyeshme, duke shprehur solidaritetin me popullin izraelit.
“Shqipëria dënon ashpër sulmin e paprecedentë të nisur nga Irani kundër Izraelit, i cili përbën një kërcënim për të destabilizuar rajonin në mënyrë të pakthyeshme. Ne qëndrojmë në solidaritet me popullin izraelit dhe mbështesim plotësisht përpjekjet e partnerëve tanë drejt de-përshkallëzimit”,shkruan kryeministri.Më tej, Rama thekson nevojën kritike për armëpushim në Gaza, ” duke u siguruar që të gjithë pengjet të mund të kthehen të sigurt në shtëpi.”
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ