Rama reagon ndaj akuzave të Ahmetajt: Ndihet viktimë e forcave të errëta! Kush ka probleme me drejtësinë të merret me të

A duhet Rama të mbajë një qëndrim për qytetarët ndaj akuzave të ish zvkryeministrit Arben Ahmetaj?

 

Edi Rama: Për qytetarët mos u shqetësoni sepse duhet të jeni shumë të sigurta dhe të sigurt që leximin e opinionit të qytetarëve dimë imë ta bëjmë më mirë se kushdo tjetër sepse jo vetëm jemi në territor me qytetarët, por mbi të gjitha prej shumë vitesh kemi instrument shkencorë përmes të cilëve në vlerësojmë opinionin qytetar, ne zhvillojmë anketime të rregullta për opinionin e qytetarëve për çdo çështje, ne zhvillojmë fokus grupe në mënyrë të vazhdueshme për të kuptuar cilat janë shqetësimet e qytetarëve, çfarë qytetarët presin nga ne, çfarë kritikash kanë ata për ne. Ne zhvillojmë fokus grupe me qytetarët që na votojnë, me qytetarët që nuk na votojnë dhe kështu me radhë, kështu që për qytetarët mos u shqetësoni, ata janë shumë të qartë dhe gjithmonë janë më të qartë se sa ne, se ju (gazetarët) po e po.

Sepse qytetarët shqiptarët merren gjithmonë unë e kam thënë dhe e përsëris sa herë më jepet mundësia, janë politikisht një bashkësi jashtëzakonisht e interesuar dhe jashtëzakonisht me nuhatje,

Dinë shumë mirë ti ndajnë broçkullat nga thelbi.

Për pyetjen që më bëni është një pyetej e tepërt, e kotë, e përsëritur, që ka vetëm një përgjigje e ka një përgjigje. PS unë e të gjithë ne nuk komentojmë çështje që lidhen me drejtësinë. Çdo kush që ka çështje me drejtësinë i ka me drejtësinë.

Ka një karakteristikë të përgjithshme të atyre që merren me drejtësinë, ata ndihen viktima të forcave të errëta apo forcave të tjera por nuk është fare për mua apo për ne të shpjegojmë këtë fenomen. Kush ka probleme me drejtësinë t’i zgjidhë me drejtësinë