Rama: Që kur jam bërë kryeministër, kam dalë në restorante vetëm 30 herë – Unë rri pa ngrënë mbi dy ditë! Udhëtoj me…

 

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj akuzave për jetesë luksoze, duke deklaruar se gjatë 12 viteve në qeveri ka ngrënë në restorante vetëm 30 herë, nga të cilat 25 me familjen. Ai theksoi se për të puna është mbi gjithçka dhe se mund të qëndrojë pa ngrënë për më shumë se dy ditë.

“Unë nuk punoj për të jetuar, por jetoj për të punuar. Nëse arrin të bësh një cikël 48-orësh vetëm me ujë, është shumë pozitive për organizmin. Për mua është normale të ha vetëm një vakt në darkë, natyrisht në shtëpi”, tha Rama.

Lidhur me akuzat për udhëtime luksoze me avion privat, kryeministri i quajti “broçkulla” dhe u shpreh se të gjitha fluturimet i kryen në klasën ekonomike, përveç rasteve të udhëtimeve të gjata në SHBA.

“Më vjen zor dhe habitem kur dëgjoj këto broçkulla për avion privat dhe fluturime luksi. Udhëtimet e mia janë pune, jo qejfi. Në qeverinë time, anëtarët nuk udhëtojnë me biznes, përveç rasteve të veçanta për distanca shumë të gjata”, deklaroi ai.

Sipas Ramës, marrëveshja për përdorimin e avionit për udhëtime shtetërore nuk përfshin asnjë shpenzim nga buxheti i shtetit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by replika.al (@replikealbania)