Rama publikon pamjet nga Unaza e Madhe e Tiranës: Punimet e fundit pak orë para hapjes
- 30 December, 2024
Kryeministri Edi Rama, e ka nisur ditën me disa pamje nga Unaza e Madhe e Tiranës, e cila pritet të hapet sot.
“MIRËMËNGJES dhe me punimet e fundit në kantierin e Unazës së Madhe pak orë para hapjes së madhe në Tiranë, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.
Unaza e Madhe e Tiranës ka një gjatësi totale 28.7 kilometra. Shpejtësia e projektuar e lëvizjes është 90 km në orë.
Sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar, Unaza do te kishte përfunduar më shpejt, por një sërë faktorësh i penguan punimet.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ