Rama publikon foton: Tirana pas zgjedhjeve të 26 majit të vitit 1996 dhe të ….

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje të Tiranës ku ka postuar foto para zgjedhjeve të 26 majit të vitit 1996 dhe të kryeqytetit pas zgjedhjeve të 11 majit. Siç shihet edhe në foton e para 29 viteve, ku janë mbajtur zgjedhjet, shihen përleshje, trazira dhe dhunë. Ndërsa fotoja tjetër përkon me Samitin që u mbajt dje në Tiranë, ku ishin të pranishëm 47 liderë botërorë.
“Tirana pas zgjedhjeve të 26 majit 1996 dhe Tirana pas zgjedhjeve të 11 majit 2025 🇦🇱🖐️🇪🇺”, shkruan Rama.