Rama premtoi rritjen e pagave/ Cilat janë kategoritë që përfitojnë?

Pas rritjes së   çmimeve të shportës kryeministri Edi Rama tani ka vendosur të rrisë edhe rrogat e punonjësve.

Kush janë kategoritë që perfitojnë nga kjo bujari të cilat janë permendur nga Rama?

Kryeministri në një deklaratë për shtyp është shprehur me fjalët :Është një nga ditët më të shënuara të qeverisjes sime. Sapo kemi dakordësuar projektligjin për reformën e re të pagave dhe kemi sanksionuar e zeza mbi të bardhë, se në harkun e një viti paga mesatare e Republikës së Shqipërisë do të shkojë nga 563 euro që është sot në 900 euro”

Punonjësit e administratës do te jenë ata që do të përfitojnë rritjen e pagës që diskutohet të arrijë deri në 900 euro brenda vitit.

Gjithashtu ai përmend edhe faktin per rritjen e pagave për punonjësit e sistemit të sigurisë duke lënë të kuptohet se do të vazhdojë ti rrisin edhe për Forcat e Armatosura.

 

Pagat e Ushtrisë Shqiptare ishin për një kohë të gjatë një arsye për t’u ndjerë keq për trupat e Forcave të Armatosura, por s’kishim asnjë rrugë tjetër përveçse të çonim përpara me këmbëngulje e durim ndryshimet e domosdoshme, pa të cilat pagat nuk mund të rriteshin siç duhej dhe siç e dëshironim të gjithë. Tanimë kushtet kanë ndryshuar shumë dhe ushtarakët tanë nuk janë më të fundit e rajonit për nivelin e pagave të tyre, përkundrazi, ata kanë paga ndër më të lartat të cilat do të vazhdojmë t’i rrisim drejt mesatares së NATO-s

PAGAT E REJA, falë të cilave paga mesatare në Shqipëri thuajse dyfishohet duke arritur majën historike të 900Eurove në 2024, janë frut i një përpjekjeje të gjatë, këmbënguljeje e durimi të madh për reforma të vështira e masa të domosdoshme për ekonominë dhe për financat tona, rritjeje të të ardhurave falë rritjes së ekonomisë, tregtisë, investimeve publike e private, rritjes së prodhimit e të eksporteve, modernizimit të sistemit të mbledhjes së taksave përmes kompjuterizimit të transaksioneve në kohë reale, lehtësimit e rritjes së shpejtësisë së shërbimeve për biznesin falë digjitalizimit të tyre, forcimit të shtetit në tërësi dhe uljes së ndjeshme të korrupsionit në tatime e dogana, po mbi të gjitha, PAGAT E REJA janë frut i punës sonë të përbashkët, të çdo shqiptari e shqiptareje, që në shtet a në privat, kontribuon për ekonominë shqiptare me punën e vet.

 

Ai nuk la  pa lëvduar as punonjësit e zjarrfiksëve ku përmendi faktin se paga e tyre do të rritet deri në 80 mijë lekë.

Kryeministri Rama kësaj here ishte i shoqëruar edhe nga ministrja e ekonomisë dhe financave Delina Ibrahimaj.

Thuhet se pagat do të fillojnë të rriten sapo ligji të miratohet nga parlamenti gjë që pritet të shihet nga të gjitha palët.

Ky vendim ka ardhur pas atij që lidhej me rrogën minimale ku në ndryshim nga viti i kaluar rroga bazë ishte 32.000 lek dhe ka shkuar 40.000 lekë.

Mbetet për tu parë cfarë zhvillimi që do të marrë rritja e cmimeve, pagat dhe të gjitha premtimet që Rama ka berë përpara hapjes së fushatës zgjedhore.

 

 

 

Përpos kategorive të sipër përmendura nga kryeministri, ata që do të përfitojnë sapo ky ligj të miratohet nga parlamenti janë edhe mësuesit e mjakët.

Rritja e pagave të  mjekëve do të vijë si pasojë e performancës së tyre, pra mjekët do të marrin rritje page në formën e bonuseve dhe jo në një vlerë standarte.

Paga me rritjet edhe për pedagogët e universiteteve dhe  për infermierët që do të shkojë  përtej 90 mijë lekë kjo varet  sipas pozicioneve në punës.

Gjithashtu edhe mësuesit do te kenë rritje të pagës , ku mësuesit do të përfitojnë në bazë të vështirësis së tyre, pra mësuesit e gjimnayit do të jenë ata që do te ken një rrogë deri në 1 mlion lekë dhe atzre të arsimit bazë nga 74 mije në 90 mij lekë.