Rama prezanton vizionin për sportin: Kalojmë ligjin e sponsorizimit, NBA dhe tenisi me akademi në Shqipëri

Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama ka zbuluar programin për sportin në kuadër të agjendës “Shqipëria 2030”. Rama solli në vëmendje investimet në infrastrukturën e stadiumeve dhe pallateve të sportit në vend.

Kryeministri premtoi se në mandatin e ardhshëm do të miratohet ligji i sponsorizimit që do kontribuojë në rritjen e nivelit të sportit shqiptar.  Kreu i PS pranoi se është në negociata të vazhdueshme që në vendin tonë të ngrihet akademia e NBA dhe tenisit botëror.  Rama i cilësoi si arritje të qeverisë që janë bërë deri më tani në sport.

‘Atletika është sport kyç, ku shpresoj shumë që të gjejmë një mënyrë që të mbështesim federatën të atletikës që të hyjë në shkolla. Edhe në fund jam shumë i lehtësuar që ne e kemi zgjidhur problemin e kampionëve, ku nuk kemi më kampion që enden rrugëve. Kemi ndërtuar sistemin e gradave, në Forcat tona të Armatosura që i vlerëson kampionët dhe ju jep një prespektivë jete të qartë dhe i kthen në asete që i shërbejnë sportit dhe i shërbejnë vendit, si shembuj në forcat e armatosura, qoftë si mentor, qoftë si këshilltarë apo si trajner. Përtej kësaj është shumë e qartë që buxheti për komitetin, që ka marrë një pozicion shumë të nderuar përtej për pritshmërive, është i pamjaftueshëm. Kështu ne vitin e ardhshëm do ta fillojmë me një rritje të buxhetit të komitetit. Edhe mendoj që ka ardhur koha që të ulemi me seriozitet që të mbyllim ligjin e sponsorizimeve.

‘Vite më parë kjo pamje ishte e paimagjineshme këtu kishte ferra dhe orët e edukimit fizik ishte fshir nga programi i shkollës, ndërsa sot e gjithë panorama e sportit është ndryshme kemi afro 400 palestra në Shqipërisë, ku 85 për qind janë me standarde dhe sot janë 12 mijë nxënës që janë të angazhuar në aktivitete sportive në shkolla. Më shumë se kaq janë baza për një kulturë të re sportive të shoqërisë duke filluar nga shkolla ne duhet ta rrisin këtë numër dhe numrin e disiplinave sportive të tjera si mundjen peshngritjeën dhe deri tek shahu dhe duhet të rrisim kapacitet e edukimit dhe numrin e trajnerve dhe të përmirësojmë edhe metologjinë. Këta fëmijë do të arrijnë në nivelin kompetitivë qëoftë për vajzat dhe për djemtë.

Infrastruktura ka nevojë shumë, ne kemi cuar para 3 projekte të reja për stadiumin e Vlorës, Korcës dhe Durrësit që janë në fazën e garave për partnerin privat dhe kemi filluar procesin për pallatin e sportiti që duhet që të transpoimohet që të pres edhe finalae me rëndësi. Besoj që nuk mund të rrimë në vend numëro me një pistë atletike’, tha ai.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by replika.al (@replikealbania)