Rama prezanton pikturat e tij në Greqi: Arti nuk ka nevojë për përkthim
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Greqi për një vizitë 2 ditore.
Rama ndodhet në Athinë për të hapur ekspozitën me krijimet e tij artistike. Teksa falënderoi bashkëpunëtorët për realizimin e kësaj ekspozite në shtetin fqinj Rama ftoi të pranishmit të shohin punimet e tij, ndërsa tha se arti nuk ka nevojë për përkthim.
“Ajo çfarë do të shihni sonte, shpresoj të flasë vetë. Nuk dua të flas shumë për të. Nuk mendoj se arti ka nevojë për artistin ta përkthejë. Arti fletë vetë.
Siç ka thënë edhe Edgar Degas, arti nuk është t’u tregosh njerëzve atë që sheh, por është t’u tregosh atë që nuk shohin, kështu që, çdokush është i lirë të shohë çfarëdo që dëshiron.
Arti im është abstrakt, me disa kujtime aty-këtu dhe është mjaft demokratik, në kuptimin që i lejon gjithsecilit të mendojë e të shohë gjith’ çfarë dëshiron.” -u shpreh Rama.