Rama pret në Kryeministri Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, bisedojnë për sfidat e sigurisë në rajon

Kryeministri Edi Rama ka pritur në Kryeministri Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, i cili ndodhet në Tiranë në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Europian.

Gjatë takimit, ku morën pjesë edhe delegacionet përkatëse, Rama dhe Rutte diskutuan për forcimin e mëtejshëm të rolit të Shqipërisë në Aleancën e Atlantikut të Veriut, sfidat e sigurisë në rajon dhe kontributin e vendit tonë në kuadër të NATO-s.

Pas takimit, kryeministri Rama ndau detaje nga biseda përmes një postimi në rrjetet sociale:

“📍Kryeministria – Kënaqësi të mirëpres Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, me të cilin diskutuam mbi forcimin e mëtejshëm të rolit të Shqipërisë në Aleancë, sfidat e sigurisë në rajon dhe kontributin tonë aktiv në NATO 🇦🇱🌍🕊️”, shkroi Rama.

Ky takim vjen në kuadër të samitit që po mbahet për herë të parë në Ballkanin Perëndimor dhe ku janë mbledhur liderë nga 47 vende evropiane.