Rama pret në Kryeministri presidentin izraelit: Kënaqësi ta mikpres

Kryeministri i vendit Edi Rama ka publikuar pamjet e pritjes në Kryeministri të presidentit izraelit, Isaac Herzog.

Rama shprehet se është një kënaqësi ta mikpresë kreun e shtetit izraelit.

Më herët, kreu i shtetit izraelit takoi presidentin e Republikës, Bajram Begaj. Gjatë takimit presidenti Begaj deklaroi se Shqipëria mbështet planin e Joe Biden për armëpushim të qëndrueshëm në Gaza, ndërsa Hamasi duhet të lirojë të gjitha pengjet izraelite.