Rama pret Ministren e Jashtme të Kanadasë

Kryeministri Rama ka pritur në Kryeministri ditën e sotme Ministren e Jashtme të Kanadasë Melanie Joly.

Vizita e Ministres Mélanie Joly në Shqipëri dëshmon për intensifikimin e shkëmbimeve dhe dialogut politik të nivelit të lartë ndërmjet dy vendeve.
Marrëdhëniet politike dhe diplomatike Shqipëri-Kanada janë zhvilluar akoma më shumë gjatë këtyre viteve, me ndikim të drejtpërdrejtë në fuqizimin e bashkëpunimit në fusha të interesit të ndërsjellë. Të dy vendet ndajnë vlera të përbashkëta dhe si aleate në NATO janë të angazhuara për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në nivel rajonal dhe ndërkombëtar.