“Shtëpia e Europës” që priti Samitin kthehet në destinacion për turistët, Rama poston videon

Kryemistri Edi Rama së fundmi ka publikuar një video në rrjetet sociale me pamjet nga Sheshi Skënderbej ku shkruan:

“Në sheshin “Skënderbej” turistët sot kishin edhe një destinacion më shumë, “Shtëpinë e Europës””, shkruan Rama.

E vendosur pas monumentit të Heroit tonë Kombëtar, për turistët ka ngjallur interes struktura, e ngritur enkas për këtë event, e veshur e gjitha me vizatimet e fëmijëve shqiptarë që tregojnë se si e shohin ata Europën.