Rama për prezantimin e konsulentit të PD: Dje trampistët ishin si adoleshentët që bëjnë dashuri me foton e ndonjë aktoreje

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër pas prezantimit të konsulentit të ri të Partisë Demokratike, Chris LaCivita, i cili ka punuar edhe me presidentin e SHBA-së, Donald Trump.

Rama ka ironizuar opozitën duke e cilësuar si një “masturbim kolektiv”, duke shtuar se “trampistët” e opozitës po bëjnë “dashuri me foton e një aktoreje”, në një krahasim të pazakontë për të shprehur kritikën ndaj PD.

“Konsulentët atë punë kanë,” tha Rama, duke e quajtur LaCivita një “turist” dhe duke theksuar se PD nuk ka asnjë të ardhme nga angazhimi i konsulentëve të huaj. Ai gjithashtu theksoi se “Luli kishte më shumë konsulentë, partinë e kishte më shumë në formë”.

Kryeministri përdori një gjuhë ironike për të treguar se opozita, sipas tij, po përpiqet të krijojë një imazh të fuqishëm përmes figurave ndërkombëtare, por që, siç theksoi ai, janë vetëm “turistë” që nuk do të ndikojnë në përmirësimin e situatës politike në Shqipëri.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by replika.al (@replikealbania)