Rama për listat e PS: Kandidatët janë zgjedhur me kujdes, sjell shembullin e Bora Muzhaqit, nga memet te puna e madhe

Kryeministri Edi Rama ka folur për përzgjedhjen e kandidatëve të Partisë Socialiste për zgjedhjet e 11 majit, duke theksuar se skuadra është ndërtuar me kujdes dhe se procesi ka nisur që prej shtatorit të vitit të kaluar.

Ai ka sjellë si shembull Bora Muzhaqin, e cila sipas tij ka hyrë në politikë përmes platformës “Deputeti që duam” në vitin 2021, por nuk arriti të bëhej deputete që në fillim.

“U bë e njohur për shkak të memeve, për shkak të mungesës së eksperiencës dhe orientimit. Nuk është e lehtë të të vendosin kamerat si mitralozë kur nuk ke përvojë. Por ajo punoi shumë dhe ka kontribuar në programe sportive në shkolla. Gjithashtu, ka ndihmuar edhe në platformën tonë për prurje të reja,” u shpreh Rama.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by replika.al (@replikealbania)

Kryeministri shtoi se përzgjedhja e kandidatëve është bërë përmes një procesi të gjatë, ku janë analizuar potencialet në territor, bashkëpunimi me komunitetet dhe aktivizimi në rrjetet sociale. Ai theksoi se platforma “Deputeti që duam” ka sjellë risi të mëdha dhe do të jetë një instrument kyç për PS-në edhe në zgjedhjet e ardhshme.

“Jam i bindur që në zgjedhjet e 2029 kjo platformë do jetë një instrument i jashtëzakonshëm. Me këtë herë të dytë, ka dhënë provën për shumë skeptikë që funksionon,” deklaroi Rama.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by replika.al (@replikealbania)