Rama për largimin nga politika: Më duhet të rri edhe pak, është momenti për të marrë hak
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nuk ka ende plan të largohet nga politika, pasi e konsideron të papërfunduar misionin e tij për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
“Kryeministrat shkojnë e vijnë. Mua më duhet të rri edhe pak, sepse duhet ta përmbush këtë mision. Nuk mund të luaj me fatin, e kemi krijuar këtë fat, por edhe na është krijuar nga rrethanat e Evropës,” u shpreh Rama.
Ai theksoi se është koha për të “marrë hak” për të gjitha poshtërimet që kombi shqiptar ka pësuar ndër breza, duke vënë theksin te vetë shqiptarët si përgjegjës kryesorë. “Sot hakmarrja ka emër, ka destinacion, ka një mision që quhet Shqipëria anëtare e BE,” tha ai.
Këto deklarata vijnë në një moment kur Shqipëria po përgatitet për hapat e mëtejshëm në procesin e integrimit evropian, me negociatat tashmë të hapura dhe pritshmëri për progres në vitet e ardhshme.
View this post on Instagram