Rama për hetimet në Universitetin Bujqësor: S’ka asnjë flagrancë për të goditur një institucion të arsimit të lartë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me hetimet e SPAK për abuzimet me tenderat në Universitetin Bujqësor të Tiranës, ku janë lëshuar 24 masa sigurie për stafin dhe pedagogët. Ai tha se abuzuesit duhet të përgjigjen deri në fund, por theksoi se vendimi për të marrë masa ndaj një institucioni të arsimit të lartë në këtë mënyrë është i diskutueshëm.

“Shqetësimi i madh nuk lidhet me faktet apo fajësinë e personave, por me nxitimin për të deklaruar 24 persona në masë sigurie për një universitet që është në një kthesë historike. Çfarë do të mendojnë partnerët austriakë? Një numër marramendës për një çështje që ka 2-3 vjet dhe që nuk ka asnjë flagrancë, asnjë arsye për të krijuar këtë goditje për një institucion të arsimit të lartë.”

Rama sqaroi se rektori Fatbardh Sallaku nuk është nën hetim dhe para se të kandidonte për rektor, kishte kërkuar konfirmim nga SPAK për të shmangur çdo pengesë ligjore. Ai shtoi se fondet në fjalë janë të kërkimit shkencor dhe nëse ka pasur abuzime, përgjegjësit duhet të mbajnë përgjegjësi.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by replika.al (@replikealbania)