Rama për fotot nudo: Opozita mendoi se do më dëmtonte, por ato vetëm më rritën mbështetjen! Isha në plazhin nudist të Francës, kur…
Kryeministri Edi Rama ka folur sot në një komunikim live në Facebook lidhur me fotot nudo të tij, të cilat u bënë virale vite më parë.
Ai akuzoi opozitën se i kishte publikuar fotot për ta dëmtuar politikisht, por sipas tij, efekti ishte i kundërt. Rama tha se mbështetja ndaj tij u rrit ndjeshëm pas publikimit të tyre, veçanërisht gjatë fushatës për zgjedhjet e kryetarit të bashkisë në Tiranë.
“Opozita ma nxori foton nudo duke menduar se do më bënte keq. Por në fakt ndodhi e kundërta, mbështetja për mua vetëm u rrit. Unë isha në një plazh nudistësh në Francë, në fillim të viteve ‘90, njeri i lirë, pa asnjë detyrim ndaj askujt. Ma nxorën atë javën e fundit të zgjedhjeve dhe çfarë ndodhi? Bum, u rrit besimi, u rrit mbështetja,” tha Rama.
Kjo nuk është hera e parë që kryeministri flet për këtë çështje, duke e trajtuar si një tentativë të dështuar të kundërshtarëve politikë për ta sulmuar.