Rama pas takimit me Presidentin e Këshillit Europian: Lirimi i 3 policëve të Kosovës, i vonuar


Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me presidentin  e Këshillit Europian, Charles Michel. Rama thekson se lajmi për lirimin e 3 policëve të Kosovës ishte një lajm i mirë edhe pse i vonuar.

Ndërsa më tej shtoi se domosdoshmëria për ulje të tensioneve duhet parë nga të dyja palët si një detyrim madhor për rajonin pasi nuk mund të merret peng nga askush.

STATUSI:

Me Presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel, ishim të një mendje se lirimi i tre policëve të Kosovës sot ishte një lajm shumë i mirë, megjithëse i vonuar! Domosdoshmëria e de-eskalimit të menjëhershëm, e cila është rruga e duhur drejt fazës finale të Dialogut për Marrëveshjen e Normalizimit mes Kosovës e Serbisë, duhet kuptuar qartë nga të dyja palët edhe si një detyrim madhor ndaj krejt rajonit, i cili nuk mund të merret peng nga askush.