Rama paralajmëron tregtarët: Çdo shishe qumështi pa faturë do të sekuestrohet nga e hëna – Është e patolerueshme!
Kryeministri Edi Rama ka dalë me një paralajmërim të fortë për tregtarët që shesin produkte bulmeti pa faturë tatimore. Gjatë një deklarate publike, ai u shpreh se nga dita e hënë do të nisë një aksion i gjerë për kontrollin e tregtimit të qumështit dhe produkteve të tjera të bulmetit në të gjithë vendin.
Sipas Ramës, çdo shishe qumështi apo produkt tjetër bulmeti që do të gjendet në treg pa faturë tatimore do të sekuestrohet menjëherë.
Edi Rama: Përpara se ta mbyllim këtë maratone, dua të sjell në vëmendje dhe faktin se Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve është angazhuar për të sensibilizuar të gjithë ata që tregtojnë qumësht dhe bulmet pa faturë që të mos e bëjnë më këtë gje, sepse duke filluar nga java e ardhshme do të konfiskohet çdo lloj shisheje qumështi pa faturë dhe çdo lloj bulmeti pa faturë.
Është përveç se e patoluerueshme në pikëpamje të ligjit tatimor, është edhe shumë e rrezikshme në këtë fazë të vitit me këto temperature që mund të shkaktojnë larg qoftë helmime që janë plotësisht të evitueshme. Nga e hëna e ardhshme nuk ka më paralajmërime por vetëm sekuestrime të çdo lloj produkti bulmeti pa faturë në çdo dyqan etj etj.