Rama paralajmëron sistem të ri furnizimi për naftën: Shteti do ndërhyjë për kontrollin e çmimit

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se qeveria po punon për ndërtimin e një sistemi të ri të furnizimit me naftë, me qëllim rritjen e kontrollit mbi çmimet dhe transparencën në treg.

Sipas tij, në këtë sistem të ri, shteti do të luajë një rol aktiv si protagonist në lidhjen e kontratave të furnizimit, duke synuar që të ndikojë drejtpërdrejt në mënyrën se si qarkullon nafta në vend.

“Jemi duke punuar për një sistem të ri të furnizimit të naftës. Është një mundësi për të kaluar te një model ku shteti bëhet protagonist në realizimin e kontratave. Kjo do sjellë kontroll mbi çmimin dhe gjithë sistemin e qarkullimit të naftës”, – u shpreh Rama.