Rama paralajmëron arkitektët: Bashkëpunimi me ndërtuesit për shkelje lejesh do të ndëshkohet! Hiqet licenca dhe pasoja penale

Kryeministri Edi Rama ka lëshuar një paralajmërim të fortë ndaj arkitektëve që bashkëpunojnë me ndërtuesit për të shkelur lejet e ndërtimit, duke theksuar se ata nuk do të mund të gëzojnë më licencën e tyre dhe do të përballen me pasoja penale.

Në një deklaratë të bërë gjatë takimit me kryetarët e bashkive, Rama bëri me dije se do të ndërhyhet në legjislacion për të forcuar rolin dhe përgjegjësinë e arkitektit, si dhe për të ndalur çdo tolerim ndaj ndërtimeve të paligjshme.

Edi Rama: Në legjislacion do të forcohet ende më shumë roli i arkitektit dhe përgjegjësia e arkitektit. Arkitekt që bashkëpunon me ndërtuesit për të shkelur lejet e ndërtimit nuk mund ta gëzojnë me licencën dhe duhet të përballen me pasoja të natyrës penale.

Leje përdorimi dhe shfrytëzimi të godinave pa leje përfundimtare të arkitektit nuk mund të jepen më. Të mos ketë lidhje të ujit dhe dritave për asnjë ndërtim që nuk disponon lejen e ndërtimit.