Rama: Nuk kam marrë ende vendim për të qenë në listat e PS, mund të mos jem fare

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ende nuk ka marrë një vendim për të qenë pjesë e listave të Partisë Socialiste për zgjedhjet e ardhshme. Gjatë një deklarate, ai theksoi se mund të mos jetë fare në listë, duke theksuar se nuk e sheh veten si një person që duhet të jetë në Parlament për sa kohë që ka këtë detyrë.

Rama tha se nuk ka pasur dhe as ka ndonjë ide të qartë përse duhet të jetë deputet, duke shtuar se vendosja e emrit të tij mund të çonte në një konfuzion për votuesit dhe do të ishte një “hyrje në hak ndaj të tjerëve”. Ai theksoi se në listat e hapura duhet të ketë një garë të barabartë, dhe se vendimi për emrin e tij ende nuk është finalizuar.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by replika.al (@replikealbania)