Rama njofton hapjen e 8 grup-kapitujve të rinj në negociatat me BE: Fati europian është në duart tona më 11 maj

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se Shqipëria ka marrë miratimin për hapjen e tetë grup-kapitujve të tjerë në negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Europian, duke e çuar numrin total të kapitujve të hapur në 24 nga 35 gjithsej.

Në një komunikim në rubrikën e tij të përjavshme “Sy m’sy”, Rama theksoi se ky është një progres i rëndësishëm, që pasqyron angazhimin dhe vullnetin politik të Shqipërisë për të përmbushur standardet europiane.

“Grup-kapitulli tjetër i negociatave u aprovua për t’u hapur. Kemi hapur 16, hapim edhe 8 të tjerë tani, bëjnë 24, mbeten edhe 11 për t’u hapur. Kam besim dhe shpresoj e uroj që me fuqinë e re të 11 majit hapim edhe të tjerat brenda këtij viti. Ky do të ishte një rekord sepse asnjë vend nuk i ka hapur të gjitha për një vit. Fati europian është në duart tona,” deklaroi Rama.