Rama njofton fjalimin e fitores në Sheshin Skënderbej pas mandatit të katërt qeverisës! Ja ora

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas fitores së mandatit të katërt qeverisës, pasi Partia Socialiste siguroi 83 ulëse në Parlamentin e ri të Shqipërisë. Kreu i qeverisë ka njoftuar se do të mbajë fjalimin e fitores mbrëmjen e sotme (14 maj) në Sheshin Skënderbej, në orën 19:00.

Rama iu drejtua mbështetësve të tij me një mesazh mirënjohjeje për besimin e treguar gjatë zgjedhjeve të 11 majit.

“MIRËMËNGJES 🇦🇱 dhe duke ju rrëfyer se s’po i gjej dot fjalët për të shqiptuar sonte në 7 në Sheshin Skënderbej, ju falenderoj përgjunjësisht për besimin e patregueshëm e ju uroj një ditë të mbarë,” shkroi Rama në platformën “X”.