Rama nis fushatën nga Milano, i dhurohet fanella e Juventusit me numrin 5
Kryeministri Edi Rama ka nisur zyrtarisht fushatën elektorale nga Milano, ku është takuar me komunitetin shqiptar që jeton në Itali. Gjatë këtij aktiviteti, Rama ka marrë një dhuratë simbolike nga një figurë të njohur të futbollit italian.
Ish-mesfushori i kombëtares italiane dhe skuadrës së Juventusit, Alessio Tacchinardi, i ka dhuruar kryeministrit një fanellë të Juventusit me numrin 5, një numër që përkon me pozicionin që Partia Socialiste mban në fletën e votimit për zgjedhjet e 11 majit.
“Ta keni për fat,” i tha Tacchinardi kryeministrit, ndërsa Rama e falënderoi për këtë gjest dhe e konsideroi dhuratën si një ogur të mirë për fillimin e fushatës me diasporën.
View this post on Instagram