Rama nga Pogradeci: Vota nuk është biletë për stadium, por për të kuptuar kush vlen më shumë

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i PS, ka qenë i pranishëm ditën e sotme në qytetin e Pogradecit.

Kreu i qeverisë deklaroi nga qyteti liqenor, se Shqipëria sot është në një fazë tjetër progresi.

Duke risjellë sërish në vëmendje ndryshimet në qytetin e Shkodrës pasi drejtimin e Bashkisë e morën socialistët, ai u shpreh se  vota nuk është biletë për stadium ku bën tifo për skuadrën e zemrës, por të të kuptuarit se kush vlen më shumë.

Sot Shqipëria ka hapur një portë të re. Është në një fazë tjetër të rrugëtimit të saj. Ky progres kërkon fuqi për të vazhduar më tej për të qenë më i thellë dhe i shpejtë. Ndaj na duhet të fuqizojmë PS-së dhe që të përpiqemi që hapja të jetë sa më funksionale. Shumë të dhëna të zgjedhjeve të fundet na i konfirmojnë këtë gjë. Ashtu dhe mënyra se si gjërat po zhvillohen, janë synime për t’i dhënë njerëzve përtej kufijve partiakë. Pra tu japim edhe tyre që kemi në të njëjtën lagje, godinë ku hetojmë që të përfshihen në PS. Kudo që kjo ka ndodhur ka qenë në të mirën e komunitetit.

Shembujt janë kuptimplotë, si Shkodra. Me ndryshimin e kahjes së mbështetjes po ndryshon vendi i tyre. Vota nuk është biletë për stadium, për të bërë tifozllëk për skuadrën e zemrës. Vota nuk është një çështje zemre, me mendje të fjetur për të mos parë dhe kuptuar racionalisht kush vlen më shumë”, tha Rama.