Rama: Nga Mali i Zi deri në Vlorë do kemi një korridor të standardeve Evropiane


Kryeministri Edi Rama është shprehur se puna për Korridorin Blu ka nisur në segmetin e Thumanë Kashar, ndërsa për segmentet e tjera marrëveshjet janë drejt përfundimit.

”Vijmë te aksesi në infrastrukturë. Edhe këtu është një arsye shumë e madhe për tu shqetësuar përballë sfidave që duhen fituar. Kemi të gjitha arsyet që mund ti fitojmë. E para aksesi në aeroport është zgjeruar dhe do të shumëfishohet me aeroporin e Vlorës.