Rama nga Devolli sulmon Bledion Nallbatin: Një rrugaç, gjysmak e çyryk! Do gjente vend në fjalët “kokë bosh” dhe “trangull” të Dritëro Agollit
Nga Devolli, kryeministri Edi Rama ka reaguar kundër deputetit demokrat Bledion Nallbati, duke e quajtur “rrugaç”, “gjysmak” dhe “çyryk”. Komentet e Ramës erdhën në vijim të incidentit të pak ditëve më parë ku Nallbati dhe vëllai i tij u përfshinë në një përplasje fizike me një shofer kamioni për motive ende të paqarta.
Rama e krahasoi përfaqësimin aktual të Devollit me të kaluarën e tij të ndritur, duke përmendur ikonën e letrave shqipe, Dritëro Agolli, i cili vjen pikërisht nga kjo zonë. Sipas kryeministrit, ndryshimi mes përfaqësuesve të dikurshëm dhe atyre aktualë është dramatik dhe fyes për komunitetin.
Edi Rama: Devolli e respektonte Dritëro Agollin si birin e tij dhe nuk e shihet as si te majtë dhe as si komunist. Dritëro Agolli është krenaria e kombit tonë dhe e Devollit. Devolli kishte Dritëro Agollin deputet në Parlament. Ndërkohë që këtu jemi në një pedonale që nuk përfundoi dot, dhe nga ana tjetër e pedonales të papërfunduar para pak ditësh ishit dëshmitarë të një skenë se ku ka rënë pazari i opozitës në Shqipëri. Dritëro Agolli ishte deputet i opozitës, jo i pushtetit dhe fliste për të gjithë popullin, ndërkohë që Devolli ka sjellë një rrugaç, të një niveli që unë nuk e di se në cilën vjershë të Dritëro Agollit mund të gjente vend, por ma ha mendja tek fjala kokë bosh dhe trangull që Dritëroi e përdor. Si mundet që demokratët e devollit të votojnë për një rrugaç, por një grup rrugaçesh.
Si mund të ndodhë që demokratët këtu të mos duan Niko Peleshin, mund të mos më duan mua, por si mund të bjerë pazari sa ti çojnë parlamentit të Shqipërisë…. Mua më duket fundi, nga Dritëro Agolli tek një rrugaç, nga një poet tek një turp vendor. Si mund të bëhet kjo punë. Atë rrugaçin këtu jua sjell këneta nga Tirana.
View this post on Instagram