Rama: Në Shqipërinë 2030 do të kemi fluturime turistike nga aeroporti i ri i Gjirokastrës, projekti është gati
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se në kuadër të vizionit “Shqipëria 2030”, do të ndërtohet aeroporti i ri i Gjirokastrës, i cili do të shërbejë për fluturime turistike gjatë sezonit.
Sipas tij, projekti është tashmë gati dhe zona ku ndodhet aeroporti ekzistues është shpallur si pika më e përshtatshme për zhvillimin e këtij destinacioni ajror në jug të vendit.
“Tani më është shumë e qartë, si dhe pse deri në fund të kësaj dekade niveli i ekonomisë vendore në këtë qark do të rritet në mënyrë te ndjeshme sepse nga njëra anë turizmi, zhvillimi i agroturizmit, agropërpunimi që do të ketë mbështetje të veçantë, paketa e maleve, do i japë një dorë shumë të mirë sidomos zonave të thella, dhe aeroporti i Gjirokastrës që është funksional për aktivitetet sportive për fluturime sportive, ka rezultar që të jetë pika më ideale për të bërë aeroportin turistik të jugut.