Rama në Sarajavë: BE të na mbështesë duke dhënë prova

Kryeministri Edi Rama kërkon që Bashkimi Evropian të ndërtojë një qasje të re me 6 shtetet e Ballkanit Perëndimor, lidhur me procesin e integrimit. Në një konferencë të përbashkët për shtyp në Sarajevë me kryetaren e Këshillit të Ministrave të Bosnje dhe Hercegovinës, Borjana Kristo, Edi Rama u shpreh se BE duhet të mbështesë më shumë duke dhënë prova se sjellja e mirë shpërblehet.

EDI RAMA KRYEMINISTËR I SHQIPËRISË: Qysh nga dita e parë e çeljes së negociatave me Bashkimin Evropian, ne kemi nisur këtë përpjekje dhe na vjen shumë mirë që në nivelin e Komisionit Evropian ka një ndjeshmëri dhe ka një proces i cili është lajmëruar nga presidentja Von der Leyen, lidhur me një mbështetje të re në funksion të rritjes së bashkëpunimit rajonal në vendet e Ballkanit Perëndimor. Padiskutim, ne e mirëkuptojmë plotësisht dhe e mbështesim plotësisht mbështetjen që Bashkimi Evropian i jep në çdo aspekt Ukrainës dhe nuk ka vend për të bërë asnjë krahasim, por nga ana tjetër është e domosdoshme që në raport me Ballkanin Perëndimor, në raport me 6 vendet tona, të ndërtohet një qasje e re. Nuk besoj se ne duhet të fillojmë ndonjë luftë apo të na vijë ndonjë agresor që të marrim më shumë mbështetje.

Rama u shpreh se Bashkimi Evropian duhet të na mbështesë edhe më shumë, duke dhënë edhe një provë tjetër, se sjellja e mirë shpërblehet, se vullneti për të ndërtuar paqe, se vullneti për ta lënë pas të shkuarën dhe për të përaqfuar së bashku të ardhmen shpërblehet.