Rama në samitin e Dubait: Përafrimin e legjislacionit të BE mund ta bëjmë brenda 2 vitesh, Kroacisë iu deshtën 7
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Dubai në sesionin e Samitit Botëror të Qeverisjes mbi rolin e teknologjisë në adresimin e sfidave qeverisëse së bashku me ish kryeministrin britanik, atë që e quan dhe ‘mik të çmuar’ Tony Blair.
Rama është i ftuar për të treguar procesin e digitalizimit gjatë së cilës kaloi Shqipëria, si dhe përpjekjet që po bën për të hyrë më shpejt në BE me ndihmën edhe të Mira Muratit, shqiptares e cila krijoi Chat GPT për ta ndihmuar në rrugën e vendit drejt anëtarësimit në BE.
Teknologjia mund të jetë bekim për ata vende që kanë mbetur pas madje dhe ti kalojnë. Për të hyrë në BE na duhet të transpozojmë të gjithë të ashtuquajturin korpusin e legjislacionit të BE-së, më shumë se akte ligjore e nënligjore. Për shtete përpara nesh ka nënkuptuar një armatë përkthyesish, certifikuesish. Kroacisë iu deshën 7 vjet për të bërë këtë transfuzim letrash. Testet tona po tregojnë që – me formën aktuale të teknologjisë – mund të bëjnë në më shumë se dy vjet, por duke parë që teknologjia sa vjen e përmirësohet jam I bindur se mund të shkurtohet kjo kohë. Është e pamundur të parafytyrojmë se deri ku mund të shkojmë me teknologjinë” tha Rama.