Rama në podcast me “kryebashkiaken e tërmetit”, Emirjana Sakon

Kryebashkiakja e tërmetit që mori drejtimin e Durrësit në kohë pandemie. Kështu e cilëson kryeministri Rama Emirjana Sakon në podkastin e tij të radhës. Në bisedë Sako kujton porosinë e parë që i ka dhënë Rama sapo mori detyrën

E kthyer në vendlindje pas studimeve për arkitekturë në Itali, kryebashkiakja që kërkon një mandat të ri për Durrësin thotë se nuk pati ambicie për tu futur në politikë, ndërsa kujton edhe momente të vështira në këto 3 vite.

Emiriana Sako, Kryetare e Bashkisë së Durrësit: Në përgjithësi, edhe nga të rinjtë që janë pritet mbase një lloj agresiviteti për t’u bërë i barabartë me atë medium që është në Shqipëri që të jesh politikan duhet të bësh debat, duhet të jesh i sherrosur gjithë kohës e të tjera me radhë dhe unë kam qenë e kundërta e kësaj sepse këtë formim kam edhe këtë natyrë kam. Në përgjithësi jam e fokusuar te puna dhe te raporti me njerëzit. Ajo është më e rëndësishmja për mua, por kur kam qenë në Komision Hetimor patëm një farë përplasje me grupin e komisionit dhe në fakt, unë isha… po të më shpoje nuk me dilte një pikë gjak në atë debat që patëm aty sepse më dukej i padrejtë. Më dukej i kërkuar sepse unë isha në një fushatë zgjedhore. Pra, më dukej si një mizanskenëtamam kështu më dukej. Ndërkohë, njerëzit më falenderonin, më thonin bravo për sjelljen, për qëndrimin, për përballjen që kisha bërë dhe nuk arrija t’i besoja syve se mua më dukej një gjë negative ajo që kishte ndodhur atje, ndërsa njerëzit e kërkonin këtë gjë mesa duket dhe kjo unë mendoj se duhet të ndryshojë sepse

Kryebasahkiakja Sako thotë se prioritetet e saj mbeten pastrimi, ndriçimi dhe gjelbërimi për ta bërë qytetin bregdetar më të pastër

Emiriana Sako, Kryetare e Bashkisë së Durrësit: Sot, patjetër që Durrësi është një qytet më i pastër, këtë e thonë të gjithë banorët e tij. Nuk mund të them që jam e kënaqur nga puna; nga puna ka gjithmonë vend për t’u përmirësuar dhe për të bërë më shumë, por edhe me projektet madhore që ne kemi së bashku, mendojmë që do t’i japim një vend të ri të qytetit tonë, jo vetëm në rolin që ka në Shqipëri, por edhe në nivel ndërkombëtar.