Kryeministri Edi Rama ka bërë një deklaratë të fortë gjatë panelit “Zgjerimi i BE-së” në Konferencën e Sigurisë në Mynih, duke thënë se Shqipëria ka qenë gjithmonë gati për t’u pushtuar nga amerikanët dhe evropianët, por asnjëri nuk po e bën.
Rama theksoi se Bashkimi Evropian duhet të jetë më i fuqishëm, si ushtarakisht, ashtu edhe ekonomikisht, për të përballuar sfidat e kohës. Ai krahasoi BE me një “orë zvicerane” që prodhon shumë rregullore, ndërsa shtoi se Evropa ka më shumë nevojë për Shqipërinë sesa ne për BE-në.
“Evropa duhet të mendojë në dy drejtime: të fuqizohet ushtarakisht dhe ekonomikisht. Amerika pa Evropën është thjesht një ishull, ndërsa Evropa pa Amerikën është një gadishull. Ata duhet të jenë bashkë”, përfundoi Rama.