Është mbajtur sot mbledhja e Komunitetit Politik Europian në Hungari, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama.
Kreu i qeverisë shqiptare gjatë një konferencë për shtyp të përbashkët me homologun hungarez Viktor Orban, u shpreh se vendi i Shqipërisë është në BE.
“Ka qenë një ditë e veçantë, sepse ky është një krye mjaft i bukur dhe kemi pasur shansin për të shijuar bashkëbisedimet me kryeministrin. Ka qenë veçanërisht shumë speciale ta shohësh të gjithë europën që të mblidhet në këtë vend. Do jetë një privilegj mjaft i madh për të punuar si ekip për ta bërë takimin e ardhshëm në Tiranë po kaq të suksesshëm se ky. Më duhet t’iu them se që deri shumë vite më parë ky bashkëbisedim me be ishte i paimagjinueshëm. Ka një sërë arsyesh dhe natyrisht putin ishte një prej tyre, sepse zgjoi fort BE, por më duhet të them se në këtë forum sëbashku me atë çfarë po ndodh edhe me KE, planin e rritjes dhe integrimin gradual, është diçka shumë inkurajuese siç e theksoi edhe Orban. Ne besojmë dhe falënderuam Macron se besojmë se ideja e tij për të nxitur organizmin e këtij formati, që është një vizion i vjetër francez, diçka që ishte e destinuar të ishte dobishme. Na duhet të punojmë bashkë me këtë ekip për të propozuar një strukturë tjetër homologe të mendimit strategjik që të jetë një lloj sekretariati, për ta bërë punën edhe më të lidhur mes dy forumeve. Strukturimi i tyre më i mirë do ishte më i mirë. Jam tragjikisht optimist për të ardhmen, për të ardhmen e Shqipërisë vendi i së cilës është në Europë. Do luftojmë çdo ditë dhe na është hapë një rrugë e re falë presidencës hungareze. Jemi në bisedimet për anëtarësim dhe shpresojmë që do jemi gati të anëtarësohemi brenda kësaj dekade”, tha Rama.