Rama në konferencë me kryeministren daneze Frederiksen: Dita e frytshme, duhet të mbrojmë parimet e Europës

Kryeministri Edi Rama dhe homologja e tij daneze, Mette Frederiksen, mbajtën një konferencë për shtyp pas përfundimit të Samitit të Komunitetit Politik Europian në Tiranë.

Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi rëndësinë e bashkëpunimit europian dhe mbrojtjes së vlerave të përbashkëta të kontinentit. “Duhet të mbrojmë vlerat e Europës, këtij kontinenti, ku të gjithë jetojmë,” tha ai, duke nënvizuar potencialin ekonomik të BE-së si një treg të jashtëzakonshëm me mundësi të mëdha.

Rama e cilësoi ditën si të frytshme dhe shprehu besimin se Samiti i ardhshëm në Danimarkë do të jetë po aq i suksesshëm, duke shtuar se “ndihem shumë mirë duke e ditur se stafeta është në duar të sigurta.”